MPJ thotë se po ndjek nga afër zhvillimet për vrasjen e policit në Serbi, thirrje mërgimtarëve të shmangin lëvizjen përmes Serbisë

by Merita

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një reagim pas ngjarjes në Serbi ku mbet i vrarë një polic serb dhe një tjetër është plagosur e që sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë i dyshuari për vrasjen është një shtetas i Kosovës.

MPJD tha se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje “me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës”.

banner

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb, shkruan Express.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy