Murtezaj: Për 6 muaj kemi mbledhur 50 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

by Nexhat

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media ka thënë se janë tejkaluar objektivat që kishin vënë si ATK.

Ai shtoi se gjatë gjashtë muajve të këtij viti kanë mbledhur 50 milionë euro të hyra më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

banner

Tutje Murtezaj theksoi se janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme.

“Kemi tejkaluar objektivat tona të të hyrave tatimore. Indikator kyç i performancës janë të hyrat tatimore. Gjatë këtyre 6 muajve kemi mbledhur 50 milionë euro më shumë të hyra se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Janë zhvilluar mbi 14 mijë inspektime të ndryshme dhe si rezultat i kësaj kemi një tatim shtesë. Nuk është se i mburremi identifikimit të rasteve të tilla, por është një parandalim i shmangieve nga tatimi”, ka thënë ai.

Të hyrat rrodhën nga tatimet me 473.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ka rritje për 50.1 milionë euro, si dhe kontributet pensionale janar-qershor që ishin 147.8 milionë euro, e që bashkë përbëjnë 621.1 milionë euro të hyra në ATK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy