Ngadalë por me hapa të sigurt, Arbër Zeneli po e kthen formën – shënon në Ligën e Evropës

by Nexhat

Arbër Zeneli ka vazhduar paraqitjet e mira me Elfsborgu, kësaj radhe në Ligën e Evropës, duke shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij ndaj Paphos. 

Sulmuesi i krahut, fundjavën që lamë pas, arriti të shënojë dhe të asistojë dy herë në kampionatin suedez në fitoren 5-3 ndaj Hacken, ndërsa edhe sonte pati paraqitje të mirë në kuadër të Ligës së Evropës

Elfsborgu fitoi me rezultat 5-2 në ndeshjen kthyese skuadrën qipriote, Paphos, duke avancuar në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare me rezultatin e përgjithshëm, 8-2.

Zeneli e kompletoi ndeshjen, duke luajtur 90 minuta, ndërsa arriti të shënojë gol pesë minuta para fundit të takimit

Pas largimit nga Adana Demirspor, Zeneli u kthye te Elfsburg, ku ka munguar vetëm në një ndeshje nga 18 të zhvilluara.

Ai ka pesë gola dhe katër asistime gjatë kësaj periudhe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy