Parashikimi për ulje të temperaturave, MI shfuqizon vendimin për qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave

by Nexhat

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi i 13 korrikit, përmes të cilit ndalohej qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, .

Durmishi ka thënë se vendimi është marrë pas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për rënie të djeshme të temperaturave ditëve në vijim.

banner

“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, ka shkruar Durmishi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy