Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë një foto nga vizita e tij në Britani ku po merr pjesë në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.
Në foto duket i pakënaqur me ushqimin teksa shihet duke ngrënë një vakt gjatë vizitës së tij në Oxford.
Kryeministri nuk ka hezituar të “thumbojë” anglezët për ushqimin e tyre.
“Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Oxford.
Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç