Vëllai i Faton Hajrizit: E kam kërcënuar se do t’ia thërras policinë

by Nexhat

Një vrasje ka ndodhur sot në Llozincë të Serbisë, ku mbeti i vrarë një polic – për këtë krim është përmendur emri i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu ku mbahej në Kosovë.

Për këtë vrasje është përmendur  nga institucionet e Serbisë edhe emri i Artan Hajrizit, vëllai i Fatonit

banner

Ai është lidhur përmes telefonit në “Pressing” të T7, duke e pranuar që i arratisuri Fatoni ka qenë në vendin ku banon.

Madje, tha se  e ka kërcenuar Fatonin se nëse nuk largohet do ta thërras policinë

“Unë e kam edhe deklaratën në polici që e kanë shkruar gjermanët që unë kam dashur me lajmëru policinë. I kam thënë që ty nuk të vinë policia e thjesht, por ata që janë më të specializuar. Unë i thash po del deri qitu, si nuk del unë ka me thirr policinë. Kuletën e kam pas aty”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy