Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit, i cili sot u vra në një aksion të policisë serbe në afërsi të Lloznicës.
Kështu ka thënë Daçiq për televizionin publik të Serbisë, duke shtuar se nuk i beson historisë me vjedhje të dokumenteve të vëllait në Gjermani, shkruan N1,
Daçiq pretendon se gjithçka ishte e dakorduar dhe se Artani ia ka dërguar dokumentet vëllait të tij Fatonit.
“Nuk është fundi, ne kemi arrestuar tashmë të gjithë personat që kanë lidhje me këtë ngjarje. Ai kishte marrëveshje nga Presheva për ta transferuar në Lloznicë, e më pas në BeH”, ka thënë Daçiq.