Janë djegur dy vetura në fshatin Preoc, më saktësisht në lagjen Marigona, derisa dy të tjera janë djegur pjesërisht.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 10:00.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”.
Sipas tij, informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”