Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president

by Nexhat

Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten mbrëma me një fjalim nga i emëruari zyrtar i partisë, ish Presidenti Donald Trump. Ai qëndroi në audiencë duke shikuar kuvendin gjatë tërë javës, por të enjten ai mbajti fjalimin e parë publik që kur ai ishte shënjestër e një përpjekje atentati të shtunën e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti na sjell pamjet dhe tingujt nga Miluoki, Uiskonsin.

Pritshmëritë mbi fjalimin e ish-presidentit Donald Trump ishin të mëdha, duke marrë parasysh atë që ndodhi pesë ditë më parë, atentatin kundër tij. Donald Trump e nisi fjalimin me një ton më të butë, zë më të ulët dhe reflektues, rreth dhimbjes që tha se ndjeu në tubimin e së shtunës

banner

“Ishte plumb, nuk mund të ishte gjë tjetër – vendosa dorën në vesh dhe pashë që e kisha të mbuluar me gjak”, tha ai.

Gjatë kësaj jave në Kuvendin e republikanëve, fotografitë nga përpjekja e fundjavës për atentat ndaj tij u kujtoi çdo ditë delegatëve kandidatin e tyre – të fuqishëm, të qëndrueshëm, e që nuk u ndal nga plumbi i atentatorit. Ai premtoi se këtë fuqi do ta zgjerojë përtej kufijve, nëpër botë. Zoti Trump tha se as lufta në Ukrainë dhe as konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit nuk do të kishin ndodhur gjatë mandatit të tij

“Një spektër në rritje i konflikteve po mbizotëron mbi Tajvanin, Korenë, Filipinet dhe tërë Azinë. Planeti ynë është në teh të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të jetë një luftë e pashembullt për shkak të armëve”, tha zoti Trump.

Pas atentatit në Pensilvani, zoti Trump e rishkroi fjalimin. Tashmë ndryshimet janë të dukshme, me më shumë ngjyrime fetare, duke marrë parasysh sa shumë iu afrua vdekjes.

“Qëndroj para jush në këtë arenë për shkak të mëshirës së të madhit Zot”, tha ai.

Zoti Trump, u shpall fajtor nga një juri në Nju Jork për 34 akuza penale. Ai akuzoi administratën e Presidentit Biden për keqpërdorim të sistemit të drejtësisë, për rritjen einflacionit dhe që u hapi siç tha kufirin kriminelëve.

“Në duam që njerëz të vijnë në vendin tonë, por duhet që ata të vijnë këtu ligjërisht”, deklaroi ai.

Në kuvend ishte dhe senatori i Ohajos J.D Vance, përzgjedhur këtë javë si kandidati për nënpresident nga zoti Trump. Edhe bashkëshortja e zotit Trump, Melania Trump, bëri paraqitjen e parë në Kuvend

Analistët politikë shohin një Parti Republikane me një mesazh të ri e gjithëpërfshirës.

“Ata donin të tregonin se sa shumë janë e sa të ndryshëm, nga pikëpamja social kulturore apo atnike. Ata kërkuan të tregojnë gjithashtu se sa miqësor që janë e sa kaotik janë demokratët, sa të bashkuar janë duke dërguar një sinjal se ata janë zgjedhja e duhur”, thotë profesorja Shannon Bow O’Brien nga Universiteti i Teksasit.

Por zoti Trump nuk dha një mesazh të fuqishëm bashkimi, siç prisnin analistët. Megjithatë disa delegatë thanë se ky ishte mesahzi.

“Të gjithë po bëhen bashë ne jemi parti e popullit”, tha një delegate nga Florida.

“Jemi shumë të gëzuar për këtë lëvizje, për valën e kuqe dhe të zgjedhur Donald Trumpin dhe J.D Vance për në Shtëpinë e Bardhë këtë vit,” thotë delegatja nga Uiskonsin.

Nga ky Kuvend, dyshja Trump-Vance do ta bartin këtë mesazh në pjesët qendrore të Shteteve të Bashkuara ndërkohë që vazhdojnë fushatën zgjedhore nëpër vend./voa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy