Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

by Nexhat

Dy vite pasi u injoruan nga Raphinha, pastaj nga Leedsi, Arsenali më në fund mund të nënshkruajë me yllin brazilian pasi raportohet se kanë marrë dritën e gjelbër nga lojtari.

Pasi i siguroi Leeds Unitedit mbijetesën në Ligën Premier, Raphinha bëri transferimin e ‘ëndrrave’ tek Barcelona përkundër interesimit të fortë të ‘Topçinjve’, Chelsea dhe Newcastle United

banner

Pas shkëlqimit të 17-vjeçarit Lamine Yamal, i cili okupon të njëjtën pozitë si Raphinha, Barcelona ndihet se ata mund të lehtësojnë barrën financiare duke lejuar largimin e brazilianit.

HITC ka raportuar se Raphinha është i etur që të rikthehet në Angli, pasi ka hedhur poshtë mundësinë të largohet nga ‘Camp Nou’ një vit më parë, krahas faktit që po luante mirë nën urdhrat e Xavit.

Pas diskutimeve me trajnerin e ri Hansi Flick dhe drejtorin sportiv Deco, i cili dikur ishte agjent i Raphinhas, lojtari është informuar se minutat e tij në fushë do të limitohen pasi Barcelona po shpreson ta transferojë Nico Williamsin nga Athletic Bilbao.

27-vjeçari e ka bërë të qartë tek klubet në Angli dhe Arabinë Saudite se ai është i gatshëm të largohet nga Barcelona këtë verë, me Arsenalin, Chelsean dhe Newcastle që kanë mbajtur bisedime.

Raphinha gjithashtu ka tërhequr edhe interesimin e klubeve arabe, por preferenca e tij mbetet të rikthehet në Angli, me Barcelonën që do kërkojë një shumë afër 50 milionë euro.

Arsenali do të mbetet i detyruar që të nënshkruajë me një sulmues këtë verë, pasi Reiss Nelson dhe Emil Smith Rowe pritet të largohen në kërkim të hapësirave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy