Kosova i dorëzoi në Bruksel komentet mbi planin e sekuencimit

by Nexhat

Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu

banner

“Qeveria e Kosovës i ka dërguar komentet e saj në Bruksel, sipas afatit.

“Po, komentet janë dërguar sipas afatit të paraparë, që ka qenë dje, 18 korrik”, ka thënë Kadiu.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun tha se në vend që të kenë kërkesa për zbatim të marrëveshjes, duhet të kenë respektim të saj.

Ai tha se nuk do të mund të kenë zbatim të vërtetë e as të qëndrueshëm, nëse nuk do të kenë respektim të sinqertë e serioz të marrëveshjes

Tutje Kurti bëri të ditur se Serbia ka shkelur marrëveshjen siç u shpreh ai, për çdo javë, prej se është pranuar në shkurtin, përkatësisht në marsin e vitit të kaluar, duke kulmuar me atë letrën e Bernabiqit, atë kohë kryeministre e Serbisë, në mes të muajit dhjetor drejtuar shteteve anëtare të BE-së, ku thuhej se Serbia nuk vjen në konsiderim pavarësia për Kosovën, ulësja në OKB dhe integriteti territorial i Kosovës etj.

Ai bëri të ditur se ekipi i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi është duke punuar edhe tani për çështjen e dialogut në mënyrë që t’i përgjigjet Brukselit në mënyrë adekuate e të merituar.

Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy