Kryediplomatja japoneze arrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

by Nexhat

Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, ka arritur në Kosovë për vizitë zyrtare. Ajo është pritur në aeroport nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

“Sapo prita në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës homologen time nga Japonia, Yoko Kamikawa. Kjo vizitë historike shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve të forta ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Japonisë dhe një dëshmi e angazhimit të përbashkët për të ndërtuar ura të reja miqësie dhe partneriteti mes dy vendeve tona. Mirë se erdhe Ministre Kamikawa!”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Kamikawa po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në rajon. Përveç rajonit, ajo ishte edhe në Itali.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy