Kurti takohet me ministren e Jashtme japoneze, flasin për dialogun e mundësinë e investimeve

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, e cila po viziton për herë të parë shtetin tonë, vizitë kjo që po zhvillohet në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Japonisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, me të cilën folën për mënyrat se si mund të thellohen dhe forcohen marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

Kamikawa tha se është e nderuar që është ministrja e parë e Punëve të Jashtme e Japonisë që po e viziton Kosovën, teksa i shprehu falënderime Kurtit për vizitën dhe pjesëmarrjen e tij në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

“Ministrja Kamikawa theksoi se paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Evropën dhe se vizita e saj në rajon, fillimisht në Serbi, pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tash në Kosovë është në këtë funksion”.

“Gjatë takimit bilateral ndërmjet dy delegacioneve, u diskutua rreth marrëdhënieve dypalëshe, projekteve të bashkëpunimit dhe asistimit dhe mundësive për investime të kompanive japoneze, veçanërisht në sektorin e energjisë së ripërtrishme dhe në infrastrukturën hekurudhore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, .

Më tej, bëhet e ditur se Kurti e Kamikawa folën edhe për çështje rajonale, përfshirë raportet me Serbinë dhe dialogun, ku Kurti tha pavarësisht se është arritur Marrëveshja Bazike, ajo që nga fillimi e në vazhdimësi është shkelur nga Serbia.

“Kryeministri Kurti dhe ministrja Kamikawa, gjithashtu diskutuan rreth çështjeve rajonale, përfshirë raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, në kuadër të së cilit kryeministri Kurti tha se është arritur Marrëveshja Bazike, por e cila nga fillimi dhe në vazhdimësi është shkelur në mënyrë të hapur nga Serbia. Gjithashtu, biseduan mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në garantimin e paqes dhe sigurisë, dhe në shërbim të zhvillimit dhe progresit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy