Atletico Madrid thuhet se u befasua kur pa Milanin të paguante një klauzolë prej 13 milionë euro për të nënshkruar me Alvaro Morata, pasi kuqezinjtë nuk i kishin informuar fare Los Colchoneros.
Milani sapo ka njoftuar blerjen e Alvaro Moratas nga Atletico Madrid
Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me një opsion për një sezon të mëtejshëm dhe do të mbajë numrin 7 në San Siro këtë sezon.
Rossonerët paguan klauzolën prej 13 milionë eurosh të sulmuesit për ta rikthyer atë në Serie A pas një periudhe katërvjeçare në Juventus, por sipas gazetës Marca, lëvizja e kuqezinjve befasoi Atletico Madridin, i cili priste të informohej drejtpërdrejt nga skuadra italiane.
Përkundrazi, sipas raportit, i vetmi komunikim ka ardhur nga Morata, i cili u ka thënë lamtumirën drejtuesve të klubit dhe bashkëlojtarëve të Atleticos të martën, ditën e testeve mjekësore me Milanin.
Sulmuesi 31-vjeçar tani është në pushime dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në gusht