Ministria e Shëndetësisë jep disa këshilla për sigurinë e fëmijëve në pishina

by Nexhat

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar prindërit që dërgojnë fëmijët në pishina.

Përmes një komunikate për media, MSh kërkon që prindërit të marrin masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve si në pishina të hapura dhe të mbyllura, ashtu edhe në ato familjare.

banner

“Me ngritjen e temperaturave, larja në pishina është aktivitet ku përfshihen shumë fëmijë. Por, zhvillimi i këtij aktiviteti rekreativ në kushte të mos zbatimit të disa masave të sigurisë, bart edhe rreziqe për shëndetin e fëmijëve. Këto rreziqe përfshijnë infeksionet bakteriale, virale ose parazitare nga uji i papastër, irritimet e lëkurës dhe syve, djegiet nga dielli. Rrezik i shtuar për fëmijët janë rrëshqitjet, rëniet e deri tek mbytja, sidomos për ata fëmijë që ende nuk dinë të notojnë”, thuhet në komunikatë,

Më poshtë lexoni këshillat e MSh-së për sigurinë e fëmijëve në pishina:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy