Mungojnë dy dëshmitarë, shtyhet gjykimi për vrasjen në Dragodan

by Nexhat

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve Besnik Vitija dhe Mergim Imeri, të premten,  ka dështuar të mbahet seanca për rastin e vrasjes në Dragodan.

Në këtë rast Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e R.T në Dragodan dhe për armëmbajtje pa leje, kurse Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Leutrim Mustafa për manipulim me prova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Gent Beka, pas kontaktimit me telefon, dëshmitari Vitija kishte thënë se nuk mundet të vinte për shkaqe shëndetësore, ndërsa dëshmitari Imeri kishte thënë se nuk mund të prezantonte në sesionin e paradites pasi që kishte punë.

Lidhur me këtë, mbrojtësi i të akuzuarit Avni, avokati Besnik Berisha propozoi që seanca e sotme të shtyhet edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Ndrec Dodaj mbështeti propozimin për shtyrjen e seancës pasi që ishte i angazhuar në një rast tjetër sesionin e pasdites.

Në këto rrethana seanca e sotme u shty për muajin shtator të këtij viti.

Më 26 tetor 2023 u mbajt seanca fillestare në këtë rast e kryesuar nga gjykatësi Ngadhnjim Arrni i cili është avancuar në Departamentin Special

Sipas aktakuzës së ngritur me 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzuari Avni Mustafa me datë 19 mars 2023 rreth orës 13.20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtine për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde e ka privuar nga jeta të ndjerin R.T duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit.

I akuzuari Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë akuzohet për veprën “pjesë marrje në rrahje”  dhe “ mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “manipulim me prova” pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e  tipit “Zastaava” me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy