Lidhja Demokratike ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese dy ligje dhe një vendim të Qeverisë Kurti.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi para mediave tha se presin nga Gjykata që këto ligje të shpallen antikushtetuese,
“Në vazhdën e kujdesit ndaj demokracisë, sot dorëzuam në Kushtetuese tri kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), atij për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës”, tha Gashi para mediave
Ndryshe, edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka dorëzuar të enjten në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për vlerësimin e këtyre dy ligjeve dhe një vendimi.