Mediat në Serbi kanë raportuar sot se kanë vrarë Faton Hajrizin, i cili ditë më parë ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.
Lidhur me raportimet ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë
“Të nderuar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”, thuhet në reagim.
Sipas mediave në Serbi, Faton Hajrizi nuk ka pranuar të dorëzohej dhe ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të policëve që e rrethuan atë në afërsi të Loznicës.
Gjithashtu mediat serbe kanë publikuar disa fotografi të Hajrizit, i cili duket i shtrirë dhe pranë tij kishte një armë.
Kujtojmë se një polic u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë, ku i dyshuar për vrasje ishte Faton Hajrizi