Pas vrasjes së Faton Hajrizit nga policia serbe në Loznicë të Serbisë, analisti Valon Syla, ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri dhe ministrat për këtë rast.
“A ka përgjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht. Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
O Albin Kurti. Qysh je?
Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla
I burgosuri kosovar;
1. Iku nga burgu.
2. E kaloj kufirin ilegalisht
3. Kreu vrasje nga ikja
4. U vra nga policia Serbe
A ka përgjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht.
Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë. A po lëshoni udhë se s’jeni bash kërkah