Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm zbardhi këtë të premte vendimin e arsyetuar prej 35 faqesh për t’i kaluar vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës dhe jo Lulzim Bashës pas një sage gjyqësore 2-vjeçare.Në arsyetim argumentohet se ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të PDSH, ka qenë edhe shkaku pse ky ankimim nuk legjitimohej.
Kjo për arsye se Enkelejd Alibeaj kishte marrë detyrën e kryetarit të PD, pas një autorizimi të Lulzim Bashës në shtator 2021, ndërsa prej datës 21 mars 2022 kur ai dha dorëheqjen, ka patur si efekt edhe humbjen e vlefshmërisë juridike të të gjithë këtij akti. Pra, sipas Gjykatës, Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohej si palë në procesin gjyqësor të PD, për shkak se nuk kishte tagrin e përfaqësimit juridik.
“…gjykata konstaton se Enkelejd Alibeaj kishte marrë detyrën si kryetar me një autorizim të lëshuar nga Lulzim Basha në vitin 2021, ndërkohë që pas dorëheqjes së tij publike ne vitin 2022, ky akt ishte pa asnjë vlerë”, thuhet në vendimin e Apelit.
“Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z. Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qenë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”, thotë Gjykata. Rrjedhimisht, trupa gjykuese ka vlerësuar të arsyeshme të legjitimojë Sali Berishën si kryetar të forcës opozitare