Aksidenti i turistëve shqiptarë në Itali, Ministria e Jashtme: Janë jashtë rrezikut për jetën!

by engel

Ministria e Jashtme reagoi pas lajmit se një minibus me turistë shqiptarë u përplas në Katania të Siçilisë.

Në një deklaratë për mediat, ministria thotë se turistët shqiptarë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet.

banner

Ndërkohë, ministria thotë se ambasada po ndjek situatën.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në deklaratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy