113
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për ndihmë për arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekovicës. Merret vesh se të arrestuarit janë Florijan Gashi dhe Endrit Behrami. Dyshohet se personat e arrestuar qenë personat kryesor në planifikimin dhe arratisjen e Hajrizit.
Faton Hajrizi u vra dje nga autoritetet serbe, pasi dyshohet se një ditë më parë vrau një polic serb dje plagosi një tjetër, në Loznicë të Serbisë. Ai ishte për më shumë se 30 orë në arrati pasi e kishte vrarë policin serb dje pas mesnate.