Policia e stacionit në Ferizaj me datën 19.07.2024 rreth orës 00:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë të zjarrit.
Policia tha se njësia policore është nisur në atë drejtim dhe ka arritur të identifikojnë të dyshuarin D.I (M/K) i moshës 36 vjeçare, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut.
“I dyshuari D.I është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ” .
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.
“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thotë policia në apel.