36
Presidentja Osmani vazhdon takime me udhëheqës të shteteve të ndryshme. Në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.
Osmani e ka falënderuar Presidentin Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Presidentja Osmani.