Një grua që kreu 43 vjet për një vrasje që nuk e kishte kryer është liruar.
Sandra Hemme ishte 20 vjeçe kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së bibliotekës Patricia Jeschke nga St Joseph, Missouri, në nëntor 1980. Ajo u dënua me burgim të përjetshëm, sipas BBC.
Nuk kishte asnjë provë që e lidhte atë me krimin, përveç një rrëfimi që ajo dha.
Tani 64 vjeç, ajo besohet se ka kryer dënimin e gabuar më të gjatë në historinë e SHBA, sipas përfaqësuesve të saj.
Ekipi i saj ligjor tha se ata janë mirënjohës që zonja Hemme më në fund është ribashkuar me familjen e saj dhe ata do të “vazhdojnë të luftojnë” për të pastruar emrin e saj.
Ndërsa ajo nuk është më e burgosur, çështja e saj është ende duke u shqyrtuar.