Arrestohet personi i dytë si i dyshuar për ikjen e Faton Hajirizit nga Burgu i Smrekonicës

by Nexhat

Edhe një person tjetër është arrestuar sot si i dyshuar për ikjen e Faton Hajirizit nga Burgu i Smrekonicës.

Këtë e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Preteni ka shtuar se prokurori i rastit i ka thënë se arrestimi është bërë sot pasdite. Klankosova.tv  do t’iu mbajë të informuar edhe për detaje të tjera në vazhdim.

Poashtu, edhe dje është arrestuar një person për të njëjtin rast pasi dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës dy javë më parë, ndërsa dje raportohet se u vra nga policia serbe në afërsi të Lloznicës.

Hajrizi në mesnatës e të mërkurës dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, teksa ishte në kërkim nga ana e policisë së Serbisë deri dje, ku dyshohet se u vra jo larg Lloznicës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy