Bajrami: Kosova pëson rënie në indeksin e lirive ekonomike, ky është një tjetër regres i Kurtit

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se më 17 korrik është publikuar raporti ‘Heritage Foundation’.

Sipas Bajramit, Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon 60.6 pikë ndërsa në vitin 2020 shënonte 67.4 pikë

Për këtë ajo ka thënë se është një ‘tjetër regres i Kurtit’.

‘Sipas raportit të “Heritage Foundation” të publikuar me 17 korrik, 2024  Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon vetëm 60.6 pikë, derisa në vitin 2020 Kosova shënonte 67.4 pikë.’

Ajo ka thënë se ‘korrupsioni endemik, mungesa e reformave fiskale e strukurore, kapja e dhe politizimi i secilit institucion rregollator, tentimi i ndërhyrjes në ekonomi përmes ligjeve antikushtetuese, natyrisht se lënë gjurmë në liritë ekonomike’.

Bajrami ka treguar se cka thuhet në këtë raport.

‘Në raportin e publikuar për liritë ekonomike nga organizata “Heritage Foundation”, ndër të tjera thuhet: “Pavarësisht normave pozitive të rritjes, ekonomia karakterizohet nga paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, furnizim i pasigurt me energji, ekonomi e madhe informale dhe me një sundim të ligjit të dobët. Kosova ka zbatuar reforma miqësore për biznesin, por korniza e përgjithshme rregullatore mbetet e rëndë. Aktiviteti i tregut informal mbetet i konsiderueshëm. Tregu formal i punës nuk është zhvilluar plotësisht. Stabiliteti monetar është dobësuar dhe normat e fundit të inflacionit janë rritur me më shumë se 7 përqind”.’

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy