Dua t’ju falënderoj të gjithëve për praninë dhe përfshirjen tuaj. Ashtu si shumë prej jush, javën e kaluar pashë me tmerr se si rrodhën ngjarjet në atë fushë të Pensilvanisë. Pashë Presidentin Trump, një mik të dashur, që i shpëtoi vdekjes vetëm për një qime. Dhe në atë çast mendimet e mia shkuan menjëherë te libri i Isaias ku thuhet: “Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses”. Epo, më lejoni t’ju tregoj për armët që u përdorën kundër tij. Së pari, u përpoqën t’ia prishnin reputacionin por ai tani është më popullor se kurrë. Më pas u përpoqën ta falimentonin financiarisht por tani ka më shumë para se sa kishte më parë. Dhe pastaj u përpoqën ta fusin në burg por ai jo vetëm që është i lirë por ka çliruar edhe të tjerë. Më së fundi fundjavën e kaluar u përpoqën ta vrisnin dhe ja ku është mes nesh gjallë dhe shëndoshë e mirë!
Nuk kam asnjë dyshim se Zoti ka vënë një shtresë / mburojë mbrojtëse mbi Presidentin Trump. Dhe unë bashkohem me miliona amerikanë në falënderime për sigurinë e Presidentit Trump. Ju inkurajoj që të bashkoheni me mua në lutje çdo ditë për mbrojtjen e tij të vazhdueshme. Zemrat tona janë pranë viktimave dhe të pranishmëve në atë tubim. Le të lutemi edhe për ta dhe familjet e tyre. Këto ngjarje kanë sjellë një kthjelltësi / qartësi të pazakontë për kohët në të cilat po jetojmë. Të gjithë kemi pasur ndjesinë bezdisëse se gjithçka që duam po na ikën prej duarsh. Mjafton të ndizni televizorin apo të lexoni shtypin e lirë. Kjo shtyllë e çdo shoqërie të lirë ka abuzuar me besimin e publikut dhe përdorur gënjeshtra, mashtrime dhe dezinformim. Ata na përçajnë sipas racës, klasës dhe gjinisë, në vend që të na bashkojnë në bazë të prejardhjes së përbashkët si amerikanë.
Qeveria jonë nuk ka qenë ndryshe prej tyre, duke bërë cope e çikë kushtetutën tonë e shembur / përmbysur rendin ligjor. Sot kemi si rezultat kufinj të hapur pa kanata, sistem arsimor të prishur dhe rrëmuja në shpërthim e sipër në mbarë botën. Mbi të gjitha kemi një president që, si i thonë asaj fjale: “nëse nuk ke gjë të mirë për të thënë më mirë mos e hap gojën fare.” Pyesni këdo në botë se cfarë nënkupton të jesh amerikan. Shumica do të të përgjigjen se ka mundësi të pakufishme. Të jesh amerikan do të thotë se ku e ke nisur jetën nuk do të diktojë se ku do ta mbarosh. Kjo është Amerika ku jam rritur dhe nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku një fëmijë i varfër nga qyteti i rritur nga një nënë beqare mund t’ia dalë të hyjë në universitete amerikane me emër, më pas në fakultet mjekësie, të arrijë të bëhet neurokirurg i suksesshëm, të kandidojë për president të SHBA dhe si përfundim të jetë pjesëtar i kabinetit të Presidentit. Dhe si anëtar i kabinetit të tij, pata rastin të punoja ngushtësisht me të. Dhe më duhet t’ju them se ky njeri është dhuratë për ne si komb. Ai është shumë i talentuar, shumë i zgjuar, shumë i dhembshur. Ai kujdeset për njerëzit. Dhe unë do t’ju them se herën e parë që e takova ishte para se ndonjëri prej nesh të hynte në arenën politike dhe të ishim në Mar-a-Lago. Dikush iu afrua dhe i tha: “Zoti Trump, Rod Stewart sapo hyri brenda.” Ai u përgjigj: “Nuk më intereson. Ky është Ben Carson.” Ndihem i bekuar që kam qenë në gjendje të përjetoj ëndrrën amerikane. Por historia ime po bëhet një synim gjithnjë e më i largët në Amerikën e sotme.
Mësimet që më dha nëna ime, si puna e palodhur dhe vlera e arsimit të gjithanshëm patriotik si edhe besimi në Zot mbi të gjitha po shkoliten / zhbëhen me forcë nga sheshet tona publike. Por ne jemi të gjithë këtu sot sepse e dimë se mund t’i rikthejmë këto vlera. Me hirin e Zotit jetojmë në një vend ku sundon populli. Kemi pushtetin të zgjedhim llojin e kombit që do të jemi dhe llojin e burrave dhe grave që do të na udhëheqin. Dhe sot zgjedhja nuk mund të bëhej më e qartë. Fjalia më e përsëritur në Bibël është kjo: “Mos kini frikë dhe mos u trembni”, e cila shfaqet plot 365 herë në shkrimet e shenjta. Një kujtesë kjo për të jetuar çdo ditë me besim, shpresë dhe gëzim, si luftëtarë të gëzuar për Krishtin.
Dhe kur Zoti është me ne, askush nuk mund të na kundërvihet. Me këtë siguri nga i Plotfuqishmi, as vetë fytyra e së keqes / ligësisë nuk mund ta lëkundë vendosmërinë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, do të vazhdojmë të lutemi dhe me hirin e Zotit, do të shpëtojmë vendin tonë dhe rizgjedhim Presidentin Trump së bashku me Zëvendës Presidentin Vance këtë nëntor. Dhe unë dua që ju ta mbani mend këtë. Në 1831, Alexis erdhi në Amerikë për të studiuar mbi kombin tonë, sepse europianët ishin të magjepsur nga ky komb. Ata donin të dinin se si mund të konkurronte në çdo nivel me kontinentin e vjetër një komb as 50 vjeçar.
Kështu ai e vërejti qeverinë tonë dhe me të drejtë i bëri përshtypje struktura jonë e kontrolleve dhe balancave dhe ndarja e pushteteve. Më pas vërejti mjedisin tonë të biznesit. Ishte i impresionuar /pa gojë për nga mënyra sesi nxisim sipërmarrjen dhe inovacionin. Shqyrtoi sistemin tonë arsimor dhe u mahnit nga fakti se në mes të pyllit mund të gjente një malësor që dinte të lexonte e që mund t’i tregonte për Shpalljen e Pavarësisë. Por gjëja që i bëri më shumë përshtypje ishte se kur shkoi në kishat tona dhe dëgjoi predikime frymëzuese nga foltoret, ato i dhanë zemër një tufe milicësh rebelë që arritën të mposhtnin ushtrinë më të fuqishme në botë dhe i falën / dhanë popullit amerikan norma morale / një busullë morale.
Dhe ai e përmbylli veprën e tij dyvëllimshe mbi demokracinë në Amerikë me këto fjalë. Ai tha: “Amerika është e mrekullueshme / madhështore sepse Amerika është e mirë. Dhe nëse Amerika do të rreshtë / pushojë së qeni e mirë, ajo do të pushojë / rreshtë së qeni madhështore.” (ose: ditën që Amerika nuk do të jetë më e mirë do të jetë dita e fundit e madhështisë së saj)
Është detyra jonë ta bëjmë Amerikën të mirë. Dhe le ta bëjmë këtë duke rizgjedhur Presidentin Trump në mënyrë që të mund ta bëjmë Amerikën madhështore.
Faleminderit shumë.
Korrik-2024
D.r. Benjamin S. “Ben” Carson, Sr, ka lindur në Detroit më 18 shtator 1951, është një neurokirurg dhe politikan amerikan. Anëtar i Partisë Republikane, ai ishte Sekretari i 17-të i Strehimit dhe Zhvillimit Urban i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021. Pas diplomimit në Universitetin Yale, Carson shkoi në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Miçiganit dhe më vonë u pranua në Universitetin Johns Hopkins.
Dr. Carson është anëtar i American Academy of Achievement – Akademisë Amerikane Për Arritje Intelektuale, Alpha Omega Alpha Honor Medical Society – Shoqërisë Mjekësore Alpha Omega Alpha Honor dhe Horatio Alger Society of Distinguished Americans – Shoqërisë Horatio Alger Për Amerikanët e Shquar. Carson është nderuar me 38 grada doktorature nderi dhe dhjetëra citime meritore në nivel kombëtar. Carson është gjithshtu anëtar nderi i Korporatës Yale.
Përgatíti:Gjon GJOKAJ–New York