Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fazën e parë të inceneratorit të Tiranës duke u komunikuar akuzat 12 personave ndaj të cilëve u caktua masë sigurie në dhjetor të vitit të kaluar.
Të arrestuarit do të përgjigjen për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.
Burimet bënë të ditur se hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore.
Në mesin e të akuzuarve janë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi etj
Sa i takon ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, këtij të fundit ende nuk i është komunikuar akuza, pasi janë gjetur prova të reja që e lidhin atë me akuzën e korrupsionit.