Rukiqi – Muratit pasi tha se u transefruan 10ml nga BQK-ja: Keni mbajtur 700 milionë të bllokuara, ky është krim

by Nexhat

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sot tha se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, kjo sipas tij ndodhi për “herë të parë në historinë e shtetit”. Rukiqi tha se kjo ka ndodhur sepse janë mbajtur “mbi 700 milionë euro të bllokuara, para të taksapaguesve, në llogaritë e BQK-së”.

Sipas Rukiqit, kjo që ka ndodhur është bizare dhe ofenduese.

banner

“Duke i mbajt këto para të bllokuara, ne kemi më pak infratrukturë të duhur, nuk e e kemi asnjë projekt më ndikim në ekonomi, nuk kemi fond të sigurimeve shendetësore, nuk kemi më shumë çerdhe, nuk kemi tekniologji të reja dhe dixhitalizim, e shumëçka tjetër”, shkruan Rukiqi.

Reagimi i tij i plotë:

Kjo është bizare dhe ofenduese në të njejtën kohë.

Normal që krijon “fitim”, kur i mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, para të taksapaguesve, në llogaritë e BQK-së.

Duke i mbajt këto para të bllokuara, ne kemi më pak infratrukturë të duhur, nuk e e kemi asnjë projekt më ndikim në ekonomi, nuk kemi fond të sigurimeve shendetësore, nuk kemi më shumë çerdhe, nuk kemi tekniologji të reja dhe dixhitalizim, e shumëçka tjetër.

Financiariaht jemi të sanksionuar dyfish: nga qeveria dhe nga Bashkimi Evropian.

Me i mbajt peng mjetët e taksapaguesve, përveç që është amatorizëm, është edhe krim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy