Tri pompa të derivateve u mbyllën të martën në Veri. AKP ka thënë se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara.
Pronarët e këtyre pompave janë lejuar që t’i marrin derivatet dhe inventarin.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani.
Mediat në Veri po ashtu kanë raportuar se Policia u ka dhënë një afat të shkurtër dhe u ka ndihmuar pronarëve për t’i marrë derivatet dhe për të mbledhur inventarin.
Siç ka thënë MINT , pronarët e këtyre pronave janë: Sllavoljub Vukoviq, pronar i kompanisë MCG-GR, Ratko Pavloviq, pronar i kompanisë SEKOS, dhe Milan Bozhoviq, pronar i kompanisë Min Prom.