Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar në Facebook se PDK-ja e LDK-ja sa herë që ndonjë gjë nuk e besojnë as vet e nxjerrin që ta thonë Vlora Çitaku e Hykmete Bajrami. Deputetja Bajrami i ka reaguar ashpër Mihalit, duke e quajtur “shefe të nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim, çdo llajk në Fb të anëtarësisë së VV-së”.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në reagimin e saj thotë se kurrë askush nuk i ka treguar çka të flasë e reagojë, pasi sipas saj në LDK “s’ka Dejonë”
“Ja bëj me dije zonjës se një nga shumë arsyet pse jam në LDK është se asnjëherë deri me sot askush kurrë as nuk me ka shkru tekst, as nuk me ka tregu kur me reagu e çka me folë – s’ka Dejonë te ne”, shkruan Bajrami.
Deputetja i drejtohet Mihalit me disa pyetje si: “Kur po i ndërtoni 160 çerdhe?
Kur po i ndërtoni 4000 banesa?
Kur po e zvogëloni çmimin e energjisë që e keni rritur disa herë?
Kur po e ulni çmimin e bukës, vajit, sheqerit etj?
Kur po e përfundoni rrugën për Podujevë?
Kur po e përfundoni rrugën tjetër për Gjilan?”…
Postimi i plotë: