BE merr vendim, serbët e Kosovës mund të udhëtojnë në Schengen me pasaporta ‘koordinacija’ që ua lëshon Serbia

by Nexhat

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur t’ua heq vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

BE-ja njoftoi se miratimi i rregullores së re anulon “përjashtimin që aplikohej më herët”.

banner

“Sot, Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit e Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Blloku njofton se vendimi do të zbatohet pasi të hyjë në fuqi (në ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy