“Fatkeqësia e Faton Hajrizit është se u rrit në burgje”, avokatja Fehmije Gashi

by Nexhat

Avokatja Fehmije Gashi duke diskutuar për fatin e Faton Hajrizit, tha se në këtë rast “dështimi institucional ka ndodhur nga fillimi”.

Kështu u shpreh avokatja në Pressing në T7.

banner

“Fatkeqësia e Faton Hajrizit është se ai njeri është rritë në burgje dhe nuk mundemi sonte të themi kjo strukturë politike çfarë osht, partia në pushtet, këta janë që kanë dështu, ngase fati i Faton Hajrizit është që dështimi institucional ka qëlluar nga fillimi. Ai djalë në vend se të shkojë në institucionet përkatëse përmirësuese për të mitur, atij i qëlloi fati të rrijë në burg me shumë persona”, tha avokatja Gashi.

“Pati fat të keq ngase në të gjitha periudhat kohore provoi të ikte nga burgjet dhe kjo është për t’u befasur”, tha avokatja tutje

“Është e paimagjinueshme kur e sheh gjithë atë siguri”, tha avokatja sa i përket arratisjes së Hajrizit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy