Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt falë kontributeve të tij
“Per dekada, presidenti amerikan Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.”, ka shkruar Kurti.
ALBIN KURTI./For decades,@POTUS Joe Biden has been one of Kosova’s greatest friends and most tireless advocates. President Biden’s announcement marks the end of an era. The world — and especially Kosova — is a better and safer place due to his remarkable contributions. For that, we will always be grateful