Miku i Faton Hajrizit: Ja çka më bën të dyshoj që ai mund të jetë gjallë

by Nexhat

Erkin Morina, një mik i Faton Hajrizit, ka thënë se dyshon që Faton Hajrizi është vrarë në Serbi të premten.

Morina, në një deklarim për Kosova Today, tha sot se dyshimet e tij bazohen te fakti që institucionet shtetërore serbe ende nuk e kanë identifikuar viktimës dhe se ende nuk e kanë kthyer kufomën e tij në vendlindje

banner

“Ajo që më bën të dyshoj është që institucionet e sigurisë ende qe disa ditë nuk kanë arritur të identifikojnë kufomën. Unë i falënderoj institucionet e Kosovës që kanë bërë kërkesë që të identifikohet trupi dhe të kthehet në vendlindje trupi i Fatonit”, tha Morina.

“Ajo që më bën të dyshoj se edhe pse kanë kaluar këto ditë, ende nuk është kryer identifikimi”, përsëriti ai.

Morina tha se Faton Hajrizin e kujton si shok besnik dhe njeri të mirë.

“Unë e mbaj mend si një shok besnik, i cili gjithmonë i ka treguar parimet e tij të burrnisë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se gjatë kohës në burg, ai ka qenë i interesuar t’i kthehej jetës familjare dhe ka pasur ambicie që ta përfundojë edhe fakultetin pasi që e kreu shkollën e mesme”, u shpreh Morina.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha të premten se personi i vrarë në Lloznicë të premten në mesditë është identifikuar si Faton Hajrizi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy