Mirlind Daku e ka nisur zyrtarisht sezonin e ri 2024/25 me Rubin Kazanin dhe atë me formë të shkëlqyer, duke shënuar edhe asistuar nga një herë.
Pas vetëm tre minutash lojë Pari NN realizoi për 1-0 me golin e Ze Turbos
Por, Daku u kundërpërgjigj pas vetëm dy minutash, duke i barazuar shifrat në 1-1 me asistimin e Vada.
Për ta përmbysur rezultatin dhe epërsinë e Rubin Kazanit ishte Zotov, që u asistua prej sulmuesit shqiptar në minutën e 33-të.
Në listën e asistuesve u regjistruar edhe lojtari tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, që e shërbeu mjaft mirë Vadan në minutën e 42-të për 3-1
45 minutat e dytë ishin po q dinamik, derisa u shënua dy gola të tjerë.
Pari NN e ngushtoi epërsinë e Rubin Kazanit në 3-2, kur realizoi me anë të Tsarukyan në minutën e 71-të.