Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që e ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes

by Nexhat

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të pandehurve H.Xh. dhe E.B., të cilët dyshohen se e ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës.

Gjykata thotë se ata kryen veprën penale “dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës. 

Policia së fundmi i ka arrestuar dy persona që dyshohen se e kanë ndihmuar Faton Hajrizin.

Faton Hajrizi muajt e fundit po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, në masa të ulëta sigurie.

Ai e kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës, për t’u arratisur rreth orës 1 pas mesnate më 6 korrik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy