Zona të ndryshme të Jemenit janë përfshirë nga flakët si pasojë e bombardimeve izraelitë. Gjashtë persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën në sulm, thanë burimet mjekësore në Jemen për Reuters, duke thënë se ata ishin të gjithë civilë. Banorët në Sanaa të Jemenit thanë se nuk do të pengohen nga sulmet e Izraelit.
“Sado që të godasin, ne gjithmonë do të mbështesim çështjen palestineze. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të lëkundemi, nuk do të tërhiqemi sado të godasin, sado që të shkatërrojnë, ne nuk do të dorëzohemi, nga Jemeni më i vogël te ai më i madhi, ne nuk do të dorëzohemi”, tha një qytetar.
Sulmi sipas autoriteteve të Izraelit kishte në plan të parë objektivat e Huthit, si një hakmarrje pasi kjo e fundit goditi me dron qendrën e Tel-Avivit.
Në sulmet e tij, Izraeli përdori avionët e fundit për të goditur Jemenin. Po ashtu u përdorën edhe raketa me rreze të gjatë veprimi. Zyrtarë të ushtrisë izraelite kanë vënë në dukje se Irani qëndron pas veprimtarisë së Huthit. Në përfundim, ushtria izraelite vuri në dukje se, armatimet dhe forcat ajrore kanë aftësinë të godsin kudo në Lindjen e Mesme.
E rëndë paraqitet situata edhe në Rripin e Gazës, ku si pasojë e sulmeve izraelite, u vranë të paktën 16 palestinezë në zonat lindore të Khan Younis. Të dhënat janë bërë publike nga zyrtarët shëndetësorë të Gazës. Palestinezët, Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt në Gaza. Më herët në korrik, dhjetëra palestinezë u vranë në sulme të veçanta izraelite në zonat e përcaktuara nga organizata humanitare Al-Maëasi.
Nga ana e tij, Izraeli vuri në dukje se sulmet kishin për qëllim militantët e armatosur, duke përfshirë disa shefa të lartë ushtarakë të Hamasit. Zyrtarët palestinezë i quajtën këto akuza të rreme dhe i përdorën për të justifikuar sulmet.