Agjencia Kosovare e Privatizimit aktualisht është duke kryer inspektime në pikën e karburantit “NIS Petrol” në Zveçan.
Ata ndihmohen nga Policia e Kosovës.
“Zyrtarët e Agjencisë së Privatizimit janë duke kontrolluar dokumentacionin dhe licencën në këtë pompë. Kontrollohet nëse ajo punon legalisht. Aty është edhe policia”, ka konfirmuar për KoSS, zëvendës komandant i PK-së për Veri, Veton Elshani.
Nuk ka informacione nëse do të mbyllet sot edhe kjo degë e NIS, duke përsëritur se do të vendoset në bazë të kontrolleve.
Megjithatë, siç verifikuam në vend, rreth pompës ishte shtrirë një shirit i verdhë.
Përballë këtij objekti ndodhet Dogana e Kosovës.


