PEJË/Qytetari gjen një çantë dhe kuletë me të holla, i dorëzon në Polici

by Nexhat

Një qytetar të dielën e çoi në stacionin policor në Pejë një çantë dhe një kuletë me të holla, të cilën Policia thotë se e kishte gjetur në rrugën “Vllazëria Tabaku” në këtë qytet.

“Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë”, njoftoi Policia

“Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale: Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzetë pesë cent (335.25) Euro; Njëzetë (20) dollar Amerikan; Kartela bankare; Dokumente personale”, shtoi PK.

Policia tha se “të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës)”

“Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy