Rafael Nadal do të kthehet në fushën e tenisit, pas një periudhe jo të mirë që e kaloi me lëndime.
Synimi i spanjollit është paraqitja në Lojërat Olimpike që pas pak ditës do të nisin në Paris të Francës.
Nadali humbi pothuajse të gjithë vitin 2023 për shkak të një problemi në ijë dhe është kufizuar në gjashtë ndeshje këtë vit për shkak të një këputjeje muskulore dhe problemesh me palestrën.
Rafaeli mori pjesën në turneun Suedisë Open, ku pësoi në finale 2:0 nga garuesi portugez, Nuno Borges.
Nadal zgjodhi të anashkalojë Wimbledonin këtë muaj për t’u përgatitur për Olimpiadën në terrenet e Roland Garros, ku ai ka fituar 14 nga 22 titujt e tij Grand Slam në single.
Ish-numri një i botës, i cili pret të pensionohet në fund të këtij viti, fitoi një medalje të artë olimpike në 2008 dhe të artën në dyshe në 2016.
Ai do të bashkohet me kampionin e French Open dhe Wimbledon, Carlos Alcaraz në garën e çifteve në Paris, ku turneu olimpik i tenisit zhvillohet nga 27 korriku deri më 4 gusht.