Shpërthimi afër Ujmanit, nuk gjendet personi i identifikuar, policia ia bastis shtëpinë, konfiskon një veturë dhe 3 radiolidhje

by engel

Gjatë ditës së djeshme në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur eksploziv.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në ora 21:00 në zonën e Zubin Potokut, ku janë sekuestruar edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

banner

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për veriun.

Ai ka thënë se nuk ka të arrestuar. Personi i identifikuar nuk është gjetur në shtëpi.

“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy