Si të përdorni qepët kundër artritit, reumatizmës dhe osteoporozës

by Merita

Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare. Përdorimet e saj në kuzhinë dhe në mjekësinë popullore janë të larmishme.

Qepa rekomandohet kundër disa sëmundjeve dhe problemeve, ndër të cilat edhe artriti. Ky i fundit manifestohet me inflamacion dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë e njeriut.

banner

Në këtë artikull do të mësoni për 6 përfitimet më të mira që ofron qepa kundër artritit.

Qepët janë të pasura me kuercetinë, një flavonol që lufton ashpër inflamacionin.

Studimet kanë treguar se kuercetina zbut ndjeshëm simptomat e artritit dhe të reumatizmës, sidomos nëse konsumohet afatgjatë.

Përmirëson Sistemin Mbrojtës Të Trupit
Qepa është shumë e pasur me antioksidantë. Këta të fundit ndihmojnë në eliminimin e stresit oksidues që dëmton kyçet dhe nyjet dhe nxit shpërndarjen e inflamacionit në organizëm.

Për më tepër, antioksidantët ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të trupit ndaj inflamacionit.

Kundër Infeksioneve
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se konsumi i rregullt i qepëve mund të zbusë ose eliminojë infeksionet e ndryshme të kyçeve dhe nyjeve që shpërndahen si pasojë e inflamacionit. Kjo është kryesisht e rekomandueshme për njerëzit që planifikojnë të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në kyçe.

Shëndeti i Kyçeve
Ekspertët thonë se konsumi i qepëve të pasura me antioksidantë dhe vitamina shmang degjenerimin e kërceve dhe nxit riparimin e tyre.

Falë antioksidantëve, qepa mbron shëndetin e kyçeve dhe nyjeve dhe shmang dëmtimin e tepruar të tyre.

Shmang Komplikacionet
Medikamentet që përdorin pacientët që vuajnë nga artriti shpesh ankohen për probleme me stomakun dhe komplikacione të ngjashme.

Antioksidantët tek qepa zvogëlojnë sasinë e sekretuar të acidit gastrik dhe shmangin formimin e ulçerës.

Për më tepër, pacientët që vuajnë nga artriti, përballen me rrezikun në rritje të aterosklerozës.

Lëngu i qepës dhe qepa në përgjithësi arrin të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit të keq dhe të mbrojë shëndetin e zemrës./AgroWeb.org

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy