Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar sot se rihapja e urës në Ibër, për Bashkimin Evropian, është çështje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të negociatave.
“Bisedimet janë duke vazhduar dhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë”.
”BE u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”, tha Stano, .
Siç shton ai, citon kosovo-online, të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për urën në Ibër, duhet të zbatohen plotësisht.
Stano po ashtu ka deklaruar se teknikisht ka përfunduar puna për rivitalizimin e urës në Mitrovicë, por edhe rrethinë.