Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të vazhdojë edhe sot intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ajo do të intervistohet rreth orës 13:00 në objektin e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi.
Intervistimi i Haxhiut ka ardhur pas mbi deklarimeve të saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.
Të shtunën Haxhiu shkroi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia
“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.