Distancohet edhe redaktori i RTK-së pas publikimit të lajmit ku atakohen mediat e Kosovës

by Nexhat

Enver Bajrami, redaktor në Radiotelevizionin e Kosovës është distancuar nga sulmet e transmetuesit publik ndaj dy mediave kosovare duke ri-publikuar një shkrim të në një mediumi boshnjak, pa asnjë fakt dhe argument.

Ai në një reagim të publikuar rnë rrjete sociale, ka thënë se kundërshton secilën gjë joprofesionale.

Tutje, Bajrami është shprehur se ndjen keqardhje për situatën e krijuar mbrëmë.

“Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale.

Andaj, pa qenë fare përgjegjës për situatën e fundit të krijuar, ndjej keqardhje për situatën e krijuar mbrëmë dhe krejt çka mund të bëjë, është të vazhdoj të punoj me profesionalizëm brenda përgjegjësive të mija!

Unë distancohem me keqardhje.” – ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy