GJAKOVË/ Bie në ara vetura e policisë pasi u aksidentua me veturën që po bartte një viktimë – 3 të lënduar(VIDEO)

by Nexhat

Një veturë e Policisë së Kosovës ka përfunduar në ara pasi është aksidentuar me një veturë, në të cilën një familjar po transportonte një viktimë që dyshohet se kishte bërë vetëvrasje.

Policia i ishte përgjigjur këtij rasti, por në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar duke lënë të lënduar tre persona, dy zyrtarë policorë dhe një qytetar.

Këto informata i dha zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës. Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, tha Elezaj .

Pamje nga aksidenti ka publikuar RTV Besa:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy