Haxhiu u bashkohet sulmeve ndaj mediave: E njoftova Prokurorinë për shkrimin që e botoi RTK nga gazeta boshnjake – të hetojnë

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u është bashkuar sulmeve ndaj mediave, ku tha se “është e rëndësishme që të dijmë se kush nga portalet financohet nga Serbia”.

Ajo tha se e ka njoftuar prokurorinë për lajmin që publikoi dje RTK nga një gazetë boshnjake

banner

 “Siç e keni parë dje, në RTK Live është publikuar një hulumtim që ndërlidhet me tendencën e Serbisë për të blerë media në Ballkan. Në këtë rast përmenden dy portale, është Periskopi dhe Nacionalja që thuhet sipas hulumtimit që financohen nga Serbia, nga Qeveria e Serbisë. Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm që është publikuar nga RTK Live, sepse është e rëndësishme që të dijmë se kush nga portalet financohet nga Serbia”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Haxhiu tha se gazeta që e ka publikuar këtë shkrim, “është kredibile”.

“Unë po them edhe njëherë që nuk është përgjegjësia e imja të them se çka dhe kush e ka përgatitur hulumtimin. Ajo cka është e rëndësihme është që e përditshmja atje është kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata. Prandaj iu përket institucioneve përgjegjëse që të hulumtojnë më shumë, të hetojnë më shumë këtë rast. Unë e pata obligim që t’ua ofrojë ato që i kam parë edhe vetë, jo vetëm në cilësinë e Ministres së Drejtësisë por edhe të qytetares së Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy