Hoti: RTK-ja është e Kosovës, ata që po e keqpërdorin këtë medium publik nuk i shërbejnë Kosovës

by Merita

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i LDK-se, Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimit të Radio Televizionit të Kosovës i cili sulmoi Nacionalen dhe Periskopin.

Hoti ka thënë se RTK është medium i Kosovës dhe ata të cilët po e keqpërdorin nuk i shërbejnë vendit.

banner

Ai ka thënë se disa herë e ka ngritur si çështje tendencën e partisë në pushtet për instrumentalizim të mediumit publik, duke shtuar se asgjë nuk mund të bëhet pa dijenine e kryeministrit, Albin Kurti.

“E kam ngritur shumë herë në Komisionin për Buxhet mos profesionalizmin e Bordit të RTK-së dhe tendencën e partisë në pushtet për instrumentalizim të mediumit publik. Sot, mediat e tjera po sulmohen nga televizioni publik, për të cilin paguajmë mbi 8 milionë nga taksat tona. A mund të bëhen këto sulme pa u orkestruar nga partia në pushtet, ku nuk bëhet asgjë pa dijeninë e kreut të Qeverisë dhe kreut të partisë në pushtet?! “ – ka shkruar Hoti.

Tutje, ai ka dalë në mbrojtje të Nacionales e Periskopit.

“Përherë do të jemi në mbrojtje të fjalës së lirë. Këtë herë u etiketuan Nacionale.com dhe Periskopi, nesër mund të jenë të tjerë që thonë të vërteta që nuk i pëlqejnë partisë në pushtet.” – ka shkruar ndër të tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy